Shpërndaje lajmin

Dy persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmë, pak para mesnate në Pejë, Kosovë.
Mediet në Kosovë raportojnë se një grup personash ishin përfshirë në sherr mbrëmjen e djeshme.
Konflikti agravoi deri në përdorimin e armës së zjarrit. Për fat të mirë dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
“Dy tё plagosurit janё dёrguar pёr tretman mjekёsor nё spitalin Rajonal nё Pejё, ndёrkohё ndihmё mjekёsore kanё kёrkuar edhe dy persona tё tjerё tё cilёt kanё qenё tё pёrfshirё nё rrahje”, njofton policia.
Njëri nga autorët është arrestuar, ndërsa tjetri është në arrati. Gjiathshtu mësohet se nga sherri kanë mbetur të lënduar edhe dy perosna të tjerë, por jo nga arma. Ata kanë marrë lëndime si pasojë e dhunës./ /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *