Krishterët ortodoks festojnë Krishtlindjet

Share

437690868 highres

Të krishterët ortodoks, sot festohet Lindjen e Krishtit – Krishtlindjen. Liturgjitë e Krishtlindjeve mbahen në të gjithë tempujt e Kishës Ortodokse, transmeton albinfo.ch.

Festa e Krishtlindjeve është festë e krishtere dhe festohet në kujtim të lindjes së Jezu Krishtit. Kjo festë është gjenezë e të gjitha festave kishtare, për shkak se me lindjen e Krishtit llogaritet edhe fillimi i erës së re.

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar qytetarët e besimit ortodoks me rastin e festës së Krishtlindjes, njofton Insajderi.

Osmani ka uruar që toleranca dhe mirëbesimi të mbretërojë çdo ditë.

“I uroj komunitetit Ortodoks në Kosovë festën e Krishtlindjes! Paqja, toleranca dhe mirëbesimi mbretërofshin çdo ditë në jetën tuaj! Në këtë festë le të ngjallet shpresa dhe besimi në forcimin e humanizmit dhe solidaritetit ndër njerëzor! Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen ortodokse”, thuhet në telegramin e urimit të presidentes në detyrë. /Albinfo.ch


Share

Komente