“Krishti u ngjall”, politika uron besimtarët ortodoksë për Pashkë

0
Shpërndaje lajmin

Besimtarët ortodoksë kremtojnë sot festën e Pashkëve, teksa në mesnatë u mbajt dhe mesha në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në kryeytet.
Pashka është një nga kremtimet më të mëdha të ortodoksëve. Ata risjellin ne vëmendje ngjarjen e madhe të ngjalljes së Jezusit të Nazaretit, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.
E në këtë ditë të veçantë për ortodoksët nuk kanë munguar dhe urimet nga politikanët.
Kryeministri Rama dhe ish-kryeministri vendosën të uronin besimtarët përmes pastimeve në Facebook.
Edi Rama: Gëzuar Pashkët Ortodokse.
Sali Berisha: Gëzuar Pashkët! Krishti u ngjall. Lavdi Krishtit Mbret.
Ndërsa Presidenti Begaj uroi Pashkët nga Korça.
Bajram Begaj: Uroj për të gjithë shqiptarët që kjo pashkë ardhtë e mbarë dhe drita e Pashkës ndriçoftë mendjen dhe jetën e shqiptarëve.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta së bashku me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi uruan besimtarët nga katedralja “Ngjallja e Krishtit” në kryeqytet.
Ilir Meta: Uroj gjithë të në këtë ditë të jashtëzakonshme, Është një moment që sjell shpresë për të kapërcyer dhimbjet.  Këto janë Pashkë shumë të mbara për të gjithë mendoj.
Monika Kryemadhi: Pashkët simbolizojnë lulëzimin e shpresës.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulan Balla uroi besimtarët nga Lushnja.
Taulant Balla: Ringjallja e Krishtit na bën të gjithë bashkë për t’u gëzuar për triumfin e besimit dhe shpresës mbi vdekjen dhe vuajtjen, për fitoren e dritës mbi errësirën. Në këto momente të mbushura me gëzim dhe hare shpirtërore, ju shpreh urimet më të përzemërta për shëndet, paqe dhe prosperitet të gjithë besimtarëve ortodoksë në Lushnje, Shqipëri dhe në diasporë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *