November 28, 2021

Kroacia dërgon sot 130 ushtarë në Kosovë

Shpërndaje lajmin

Këtë të hënë në Kosovë do të mbërrijnë 130 pjesëtarë të ushtrisë kroate në mesin e tyre edhe gjashtë gra.

Ushtarët janë pjesë e misionit paqeruajtës të KFOR-it.  Ministria e Mbrojtjes së Kroacisë përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, ka bërë të ditur se ceremonia solemne e nisjes do të fillojë sot nga ora 10:30 në kazermën ″Brigada e Ushtrisë Kroate” në Nasice.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviç dhe ministri i Mbrojtjes Mario Banozhiç.

Ndryshe, ky është kontingjenti i 36-të me pjesëtarë të ushtrisë kroate që janë pjesë e NATO-s dhe nisen për të shërbyer në Kosovë. /


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *