Kroatët ankohen për euron, rriten çmimet, qytetarët akuzojnë tregtarët

Shpërndaje lajmin

Më pak se një muaj nga hyrja në Eurozonë, dhe ndërsa inflacioni është në nivele historike, shumë qytetarë kroatë janë të bindur se ndryshimi i monedhës është përdorur nga tregtarët për të rritur çmimet.
Megjithatë, këta të fundit ia faturojnë rritjen vetëm inflacionit.
“Realisht, çdo gjë është bërë më e shtrenjtë. Sapo isha në dyqan dhe të gjitha çmimet janë rritur. Dhe ata po i rrisin sërish. Por çfarë të bëjmë”, thotë Jasna Jankovic, pensioniste nga Zagrebi.
“Kur shoh nevojat bazike, si gjalpi, buka, qumështi – çmimet janë të papërballueshme tani. Nuk është rritja për të cilën na paralajmëruan, është 10 ose 20%”, shprehet Damar Arbanas, pensionist nga Zagrebi.
Sidoqoftë, qeveria u ka dalë në krah qytetarëve dhe ka lajmëruar masa për të luftuar shtrenjtimin, si dërgimi në terren i inspektorëve për të mbikëqyrur tregtarët.
Disa ekspertë thonë se dyqanet po rrumbullakosin çmimet në euro ose po rrisin papritur çmimet deri në 50 për qind, në vend që thjesht t’i konvertojnë çmimet e tyre, duke përdorur normën e caktuar të konvertimit prej 7,53 kunash në 1 euro./Euronews
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *