Krokatja e Sorrave
Marrja e metrosë në Lozanë të Zvicrës është një ndër gjërat më normale për t’u bërë pa shumë përpjekje. Hyrja në metro është si ato gjëra që përsëriten vazhdimsh dhe fjala vetëdrejtim merr kuptimin e saj të plotë, sidomos duke ditur që metroja nuk ka staf fizik për ngasje dhe që gjithçka është e automatizuar nga distanca.
Rrethi ku jetoj unë ndodhet në pjesën veriore të qytetit dhe e veçanta e metrosë është se e lidh këtë pjesë të qytetit me liqenin Leman. Edhe pse distanca nuk është e madhe, një veçori tjetër është se terreni nga liqeni deri në këtë pjesë veriore të qytetit është shumë i pjerrët dhe me një ndryshim të madh në lartësi mbidetare. Ndërsa liqeni i Gjenevës është 320 metra mbi nivelin e detit, lagja ku unë jetoj është gati 700 metra mbi nivelin e detit. Dhe kjo distancë ka edhe veçantinë e saj… ndodh shpesh që në lagje të bjerë borë, ndërsa në qendër të Lozanës apo pranë liqenit nuk ka fare reshje bore. Lartësia e lagjes ku jetoj në Lozanë përkon me lartësinë e lagjes ku jam rritur në Prishtinë, në lagjen Kodra e Diellit.
Si çdo mëngjes, marr metronë për të arritur në zyren time në qendër të qytetit, që do të thotë se zbres në stacionin Riponne, mu në zemër të Lozanës. Nëse qyteti i Lozanës do duhej të ketë një defekt, është se ai nuk ka një shesh që bënë të vëresh qartë se gjendësh në qendër të qytetit. Sot në mëngjes, ndërsa kujtimet e mia fluturonin gjithandej ndërsa eci rrugëve të qytetit, vendosa të zbres një ndalesë më herët për të shijuar pamjet dhe tingujt e qytetit. Kështu që zbrita në stacionin Bessières, që lidh dy urat dhe që në vetvete është një kryevepër e ndërtimit të metrosë i cii gjarpëron midis urave dhe zbret disa metra nën tokë.
I ftohti më kap dhe më kthen në realitet. Një realitet që ka të bëjë me rrugëtimin timë edhe në aspektin ndërtimor, që fakti i thjeshtë i të qenit dëshmitar i ndërtimit të kësaj metroje tregon faktin që kam kaluar më shumë vite në Lozanë se sa në Prishtinë.
Ndërsa filloj të shpejtoj hapat po në këtë moment dëgjoj krokatjen e sorrave. Në raste të tjera nuk do të më kishin bërë përshtypje, por në qendër të Lozanës nuk kam dëgjuar kurrë një kor sorrash duke krokatur… dhe qesha me vetvetën duke menduar se më sa duket edhe unë qenkam ende duke fluturuar në mendimet e mia.
Kjo krokatje sorrash më shpijen në Prishtinë, e njohur për sorrat e shumta. Kështu që pyeta veten pse në Lozanë nuk ka sorra.
Me siguri se ka të bëjë me lehtësin për të gjetur ushqim. Derisa sorrat e Prishtinës arrijnë të ushqehen më lehtë në lagjet e ndryshme të qytetit, sorrat e Lozanës sigurisht që duhet të zhvendosen në zonat rurale.
Të gjitha qeniet njerëzore, qofshin kafshë, shpendë apo njerëz, kanë aftësinë e përshtatjes. Më duket se qasja në ushqim është një nga faktorët që na detyron të përshtatemi më lehtë. Pro gjithashtu, qasja më e leht në ushqim prodhon në të njëjtën kohë një klasë parazitësh tek njeriu, kafshët apo zogjtë. Kushtet e vështira kanë treguar se shumë popuj janë detyruar të tregohen më zbulues dhe vizionarë, dhe kjo gjë dëshmohet kur vështrojmë Evropën Veriore dhe Evropën Jugore. Me që qasja në ushqim ka qenë me e lehtë në jug, këto vende janë shumë më pak të zhvilluara se ato të Veriut.
Qdo hapë që bëj në drejtim të punës ngadalsohet për ti dhën mundësi mendimeve të mija të përshpejtohen dhe më përpelitet ngjarja që kam dëgjuar pas lufte në Kosovë kur në një takim pune, në qeverisjen lokale në Prishtinë, ku diskutohej në prani të shumë të përfaqësuesve të UNMIKUT për qdo gjë sikur të ishte Prishtina një tokë e re dhe temë diskutimi ishte Stema e Prishtinës .
Siç tregohet, ishte një numër i madh pjesëmarrësish dhe biseda ishte e mbushur me propozime të cilat nuk kishin peshë dhe aty, me bindje të plotë dhe me shumë gëzim, fjalën e mori një anglez i cili kishte përgatitur propozimin e tij në detaje duke filluar nga teksti. tek prezantimi i logos me stemën.
Të gjithë të pranishmit duke parë seriozitetin e anglezit, me heshtjen e tyre, treguan një formë të respektit për momentin kur anglezi ngriti lartë propozimin e tijë për stemën e paraqitur në një formatë të letrëstë madh. Ngritja e anglezitë në kembë para komisionit, duke mbajtur në duarë lartë emblenën ku figoronte bukur një sorrë, shkaktojë një shperthim të njëtrajtëshëm të të qeshurave të forta, saqë anglezi mbeti tërsishtë i shtangur nga ky reagim i shqiptarëve. Anglezi nuk e njihtesimbolikën e sorrës, sepse në faktë, tek anglezët, sorra ka simbolikë mitologjike të mirë …
Po si të bindesh anglezin që shqiptari identifikohet me Shqiponjën ?
Ai kishte vizituar të gjitha trojet shqiptare dhe nuk kishte gjetur ndonjë institut për mbrojtjen e Shqiponjës, nuk kishte gjetur ndonjë përshkrim të qartë nga Muzeu Kombëtar për rëndësinë e Shqiponjës. Të gjithë simbolikën e Shqiponjës e kishte hasur vetëm në kënget e shqiptarëve.
Anglezi, i cili kishte qebë i bindur se propozimi i tij do pranohej, u ballafaqua me një« humbja » e cila i shkaktoi një llojë depresioni. Në fakt, ishte hera e parë në karrierën e tijë, si misionar në shtete të ndryshme, të pësojë një tallje e përqeshje publike. Prandaj,për disa ditë, ai nuk u paraqitë fare në punë dhe, për të harruar në një formë më të mirë ketë « humbje », filloi të shëtis nëpër lagje të ndryshme të Prishtinës dhe, kudo që shkonte, hasej m propozimin e tijë: një tufë sorrash. Dhe një ditë, duke ecur ngadalë, arriti pa e ditur se ku ishte …në hyrje të Prishtinë në drejtim të Ferizajit, te rrethrrotullimi i madh…I lodhur, i mërzitur e i etur, u ndalë pak. Dhe kjo pauzë i mjaftoi për të ngritur kokën lartë për të parë një flamur të madh Shqiptar …Kjo përplasje e veshtrimit të tijë me flamurin Shqiptar sikur i ndihmoi të rimarr vetën duke i shkaktoi një qeshje me ironi para se të vazhdoi ecjen drejt qendrës.
Une hyra në zyre dhe nuk prita që dikush nga kolegët të më pyes për krokatjen e sorrave …