Kryediplomatja e Kosovës nën hetim për mosdeklarim të saktë të pasurisë

0
Shpërndaje lajmin

Dyshimet për mosdeklarimi i saktë i pasurisë ka nxitur Rokurorinë Themelore në Prishtinë të nis hetime ndaj zv/kryemnistres dhe ministres së jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.
Zëdhënësja e Prokurorisë në Prishtinë, Laureta Ulaj, ka thënë se kallëzimi penal kundër Gërvallës është rast që po trajtohet në fazën fillestare.
“Referuar pyetjeve tuaja, lidhur me kallëzimin penal kundër D.G., në drejtim të veprës penale ‘Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’, iu njoftojmë se rasti është në fazën e hetimeve”, tha Ulaj për “Betimi për Drejtësi”.
Agjencia Kundër Korrupsionit nuk është deklaruar lidhur me rastin.
Më 2 tetor 2021, është raportuar se Donika Gërvalla, zëvendëskryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, nuk ka deklaruar të gjitha funksionet në institucione vendore e ndërkombëtare.
Katër muaj pas këtij hulumtimi, AKK-ja kishte njoftuar se është ende duke trajtuar rastin e ministres Gërvalla.
Sipas këtij hulumtimi, Gërvalla nuk ka deklaruar se posedon biznes në Gjermani, nuk ka treguar se është drejtoreshë e një fondacioni në Kosovë dhe as nuk ka deklaruar pasurinë e burrit dhe fëmijëve të saj.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *