Kryemadhi bëhet gati për zgjedhjet e 25 prillit, zbulon dy emrat që do garojnë në listën e LSI-së në Shkodër

Share

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është takuar me strukturat e partisë në Shkodër.  Ajo gjatë takimit zbuloi dhe emrat e dy kandidatëve për deputetë që do të kryesojnë listën e partisë në zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Shkodrës. Bëhet fjalë për Edmond Ndoun dhe Agron Çelën.

Deklarata e Monika Kryemadhit:

“Unë në fakt, edhe Goni, edhe Mondi, të cilët do të drejtojnë edhe listën e deputetëve të Shkodrës, pasi bëmë takimet në Obot, kemi pasur takime me faktorë, me socialistë që do t’i afrohen LSI-së në vazhdim. Ky nuk është qëllimi ynë, për të bërë propagandë sesi njerëzit i afrohen LSI-së, qëllimi ynë është që të jemi shumë të qartë dhe të kthjellët në atë që ofron sot LSI-ja”, u shpreh Kryemadhi.


Share

Komente