Kryemadhi: Jam e bindur që Lefter Koka s’e ka ditur ç’ka firmosur për inceneratorët

Shpërndaje lajmin

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi tha në një intervistë për Euronews Albania se ishte e bindur që Lefter Koka as nuk ishte në dijeni për çfarë kishte firmosur.
“Është zoti Lefter Koka që jam e bindur që ato që ka firmosur nuk e ka ditur fare se çfarë kanë qenë, vetëm sa kanë shërbyer si pagesë sepse pa firmën e atij nuk fillonte ky proces, pra nuk fillonte gjendja e emergjencës mjedisore,” – u shpreh Kryemadhi.
“Më pas zoti Bllako ishte sekretar i Përgjithshëm i cili ndiqte gjithë sistemin dhe funksionimin e skemës së paraqitjes së dokumentacioneve për nënshkrimin e kontratës qoftë për Elbasanin, qoftë për Fierin,” – shtoi ajo.
Kryemadhi theksoi se nëse në inceneratorin e Elbasanit, ekziston vepra penale e evazionit fiskal, e shpërdorimit të detyrës dhe rrëmbimit të parave nga firmat private të zotit Koka, në rastin e inceneratorit të Fierit kemi tjetërsimin e lejes mjedisore, apo spostimin e inceneratorit.
 
LEXONI GJITHASHTU:

A po bën opozitën e duhur Ilir Meta? Kryemadhi: Më i forti dhe kur është vetëm
Inceneratorët| Kryemadhi: Do të vazhdoj sa të kem frymë, qeveria të ndalojë pagesat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *