Kryemadhi: Largimi i të rinjve, vepër penale nga Rama. Ne do të ripopullojmë Shqipërinë

Share

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, tha gjatë një takimi me disa banorë të Patosit se synimi i kësaj force politike është të rikthejë njerëzit në Shqipëri, të cilët janë larguar për shkak të keqqeverisjes së Edi Ramës.

“Më bënte përshtypje dhe dëgjoja kryeministrin dje sesi thoshte le të ikin të rinjtë në Gjermani se do të paguhen atje më mirë. Kjo për mua është vepër penale, se të detyrosh të rinjtë dhe të rejat të largohen nga vendi i tyre, nga shtëpia e tyre, është jo vetëm një veprim antishqiptar, por është një veprim që duhet dënuar. Shpopullimi është një veprim antishqiptar. Se të largosh shqiptarët nga Shqipëria do të thotë të bësh një veprim antishqiptar dhe quhet një veprimtari e tillë. Qëllimi ynë kryesor është të ripopullojmë Shqipërinë, të rikthejmë fëmijët e shqiptarëve këtu, të rikthejmë rininë tonë”, tha Kryemadhi.


Share

Komente