Kryemadhi: Mjafton të dalësh e t’i pyesësh njerëzit për Monikën dhe ja çfarë do të thonë

Share

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka habitur duke thënë sot se takimet që po zhvillon LSI-ja është me socialistët e zhgënjyer, të keqpërdorur dhe jo me strukturat e LSI-së, pasi me këta të fundit kanë mbaruar punë.

Ajo tha për gazetaren Nisida Tufa se pika më e fortë e LSI-së është mbajtja e fjalës, duke përmendur këtu disa arritje që nga koha e Berishës me Metën në 2009-2013.

Kryemadhi: Takimet e mia janë me strukturat e PS, se me strukturat e LSI e kemi mbaruar punë. Shohim socialistë që ndihen të keqpërdorur. Qëllimi ynë është të mbajmë fjalën, për këtë ne shquhemi sot. Në fund të ditës takimi politik nuk ka efekt emocional për momentin, por ajo që të bën përshtypje është që nuk shikojnë më bindjen politike, por përgjegjshmërinë e kandidatit që do t’i përfaqësojë. Sa serioz është në mbajtjen e premtimeve. Mbajtja e fjalës është pika jonë më e fortë. Për fat të keq PS, që sot është Rilindje, nuk ka mbajtur asnjë premtim. Mjafton të dalësh dhe të diskutosh me njerëzit, t’i pyesësh për Monikën thonë: ajo e mban fjalën. Kush është një nga premtimet që nuk ka mbajtur LSI?


Share

Komente