“Kryemadhi nuk bën për atë punë”, Jozefina Topalli i vë nota politikanëve, ja si i vlerëson Edi Ramën, Lulzim Bashën dhe Ilir Metën

Share

Ish-kryetarja e parlamentit dhe kryetare e “Lëvizjes për ndryshim”, zonja Jozefina Topalli është pyetur lidhur me disa nga emrat e politikanëve shqiptarë e notat që ajo do t’u vendoste për mënyrën se si janë shfaqur këto vite në politikën shqiptare.

Pjesë nga emisioni “Jashtë Loje” me Sidorela Gjonin:

Për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën ajo u shpreh kështu:

“Do i vendosja një notë të mirë për marrjen e pushtetit dhe notë shumë të keqe, sepse nuk ka asnjë kufi e limit në mënyrat dhe metodat që përdor për ta marrë dhe për ta mbajtur pushtetin.“

Për presidentin Ilir Meta, u shpreh kështu:

“Nuk ka luajtur rolin e presidentit. Ai ka luajtur rolin e kryetarit të partisë.”

Për kryetarin e bashkisë Tiranë, Erion Veliajn u përgjigj në këtë mënyrë:

“Nuk kam votuar dhe nuk do e votoja kurrë për kryetar bashkie.”

Për kryetarin e opozitës dhe të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha:

“Njësoj si Erion Veliaj, nuk e kam votuar dhe nuk do e votoja kurrë.”

Për kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi, u shpreh kështu:

“Nuk bën për atë punë!”


Share

Komente