Kryeministri i ri i Malit të Zi mbështet nismën “Ballkani i Hapur”
Kryeministri malazez Dritan Abazoviç tha të martën se Mali i Zi duhet të mbështesë nismën “Ballkani i Hapur”, të krijuar nga qeveritë e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Në një intervistë për televizionin Klan Kosova, Abazoviç tha se një nismë e tillë mund të rrisë besimin mes vendeve të rajonit dhe të përmirësojë komunikimin. […]