April 18, 2021

Kryeministri Kurti fton diasporën: Ku ka më mirë se sa vendi yt

Shpërndaje lajmin

Me 67 vota pro, 30 kundër dhe asnjë abstenim, Albin Kurti është zgjedhur Kryeministër i Kosovës.

Në fjalimin e mbajtur pasi dha betimin për kryeministër, Kurti, ftoi diasporën në vendlindje, duke shtuar se Kosova ka nevojë për dijen, përvojën dhe aftesitë e tyre, shkruan Albinfo.ch.

“E ku ka më mirë sesa vendi yt.. nëse jeni të etur për drejtësi, ejani dhe bëhuni prokurorë e gjyqtarë, nëse jeni të etur për punë, ejani dhe investoni e hapni biznese, do të gjeni një Qeveri të gatshme për të ju ndihmuar në çdo hap”, tha Albin Kurti në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Qeveria Kurti pritet t’i ketë 15 ministri. Dy prej tyre do të udhëhiqen nga diaspora, njëra nga Donika Gërvalla, e cila do të udhëheqë Ministrinë e Punëve të Jashtme, dhe tjetra nga Armend Mehaj, i cili do të udhëheqë Ministrinë e Mbrojtes./Albinfo.ch


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *