November 29, 2021

Kryeministri spanjoll: Do zhdukim prostitucionin, skllavëron femrat

Shpërndaje lajmin

Sipas një deklaratë të kryeministrit spanjoll, prostitucioni mund të bëhet i jashtëligjshëm në Spanjë, pasi skllavëron gratë. Prostitucioni u dekriminalizua në Spanjë, në vitin 1995 dhe në 2016, OKB vlerësoi se industria e seksit në vend kapte vlerën e 3.7 miliardë eurove.

Sipas një studimi të 2009-s, 1 në tre burra spanjollë kishin paguar për marrëdhënie seksuale. Megjithatë, një tjetër raport i publikuar po atë vit, sugjeroi se të dhënat mund të arrijnë deri në 39 % dhe në 2011 një studim i OKB-së  citoi Spanjën si qendrën më të madhe të prostitucionit në botë, pas Tajlandës dhe Puerto Rico.

300 mijë gra punojnë si prostituta në Spanjë. Sipas ligjit në fuqi, nuk parashikohen ndëshkime për personat që paguajnë për shërbime seksuale, megjithatë tutorët dhe shfrytëzimi i prostitucionit janë të ndaluara.

Ndërkohë që OJQ -të besojnë se një përqindje e madhe e grave që punojnë në industrinë e seksit në Spanjë janë  në fakt viktima të trafikimit./

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *