Kryesia e Këshillit Bashkiak rrëzon kërkesën e opozitës për mbledhjen urgjente

0
Shpërndaje lajmin

Mbledhja e kryesisë së këshillit bashkiak Tiranë e zhvilluar më datë 22 prill, ora 17:00 në përfundim të diskutimeve vendosi rrëzimin e kërkesave të paraqitura nga përfaqësuesit e pakicës në këshillin bashkiak në lidhje me zhvillimin e një mbledhje urgjente të këtij këshilli.

Kërkesat e paraqitura nga përfaqësuesit e pakicës në këshillin bashkiak Tiranë nuk plotësonin kriteret e nenit 22, shkronja “b” të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit Bashkiak Tiranë”, ku përcaktohet se këshilli mblidhet jashtë radhe me kërkesën e 1/3 të anëtarëve të tij. Kërkesat e paraqitura nuk përmbanin numrin e nënshkrimeve të kërkuar nga rregullorja për thirrjen e një mbledhje jashtë radhe të këshillit bashkiak.

Kryesia e Këshillit Bashkiak vendosi gjithashtu rrëzimin e kërkesës për ngritjen e një komisioni hetimor për emërimet në Bashkinë e Tiranës dhe auditin e brendshëm të saj. Në përputhje me parashikimet e rregullores së këshillit bashkiak, ky këshill mund të krijojë vetëm komisione të përkohshme pune studimore ose për përgatitje projektvendimesh në fusha të caktuara që i shërbejnë interesit publik vendor, duke e nxjerr jashtë parashikimeve ligjore kërkesën e paraqitur nga anëtarët e opozitës në këshillin bashkiak.

Po kështu, kryesia vendosi shtyrjen e shqyrtimit të kërkesës së paraqitur po më datë 22 prill 2024, në mbledhjen e ardhshme të kryesisë së këshillit bashkiak për t’iu dhënë kohë anëtarëve të njihen me përmbajtjen e saj dhe të përgatitet materiale përkatës në lidhje me këtë kërkesë.

Këshilltarët e grupit të Partisë Socialiste shprehen mbështetjen për punën e organit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke ftuar edhe përfaqësuesit e grupeve të opozitës të mbështesin publikisht dhe inkurajuar hetimet e mëtejshme dhe të mos ndërhyjnë në kompetencat e organeve të specializuara në luftën kundër korrupsionit. Propozim ky i cili nuk gjeti mbështetje nga përfaqësuesit e tjerë të grupeve politike në kryesinë e këshillit bashkiak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *