Kryetari i Parlamentit serb: Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është përgjegjës për çfarëdolloj dhune

0
Shpërndaje lajmin

Kryetari i Parlamentit të Serbisë, Vlladimir Orlliq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është përgjegjës për çfarëdolloj dhune dhe se sipas tij është ngutur për t’i fajësuar serbët për zhvillimet në Banjskë të Zveçanit, ka raportuar Radiotelevizioni i Serbisë.
“Gjithçka që ai [Kurti] ka bërë në muajt e fundit, me terrorin brutal që e ka kryer kundër popullit serb, e ka bërë sepse ka dashur përshkallëzim të hapur, dhe sepse ka dashur të shkaktojë dhunë”, është cituar të ketë thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Ndryshe, mëngjesin e sotëm në Banjskë të Zveçanit, si pasojë e një sulmi një polic i Kosovës ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *