Kryetarit të bordit të PetroChina i gjejnë 126 miliard dollarë cash në bodrum (VIDEO)

0
Shpërndaje lajmin

Një nga skandalet më të mëdha të kohëve të fundit, ka dalë në pah me shumat e larta të parave të përvetësuara nga Wang Yilin, Kryetar i Bordit të Drejtorëve të kompanisë lider kineze të energjisë PetroChina.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e Wang Yilin, u gjetën gjithsej 900 miliardë juanë (rreth 126 miliardë dollarë) në para dhe sende me vlerë.
Pas operacionit të kryer nga Komiteti i Kinës për Inspektimin Disiplinor (CCDI) javën e kaluar, imazhet e publikuara në shtyp, zbuluan se 10 kamionë u përdorën për një javë për të transportuar sendet me vlerë dhe paratë e gjetura në bodrumin e shtëpisë së Wang Yilin.

PetroChina’nın yönetim kurulu başkanı Wang Yilin’i evinin bodrumunda 900 milyar yuan (126 milyar dolar) nakit bulundu.
Kıymetli eşyaların ve paraların taşınması için 10 kamyon bir hafta çalıştı. pic.twitter.com/7pxPy3nnhl
— Conflict (@ConflictTR) September 4, 2024

Kjo situatë konsiderohet si një skandal i madh, nga shumë njerëz që vënë në dyshim përpjekjet për të luftuar korrupsionin.
Rastet e ryshfetit dhe përvetësimit në Kinë, kanë prekur thellësisht strukturën ekonomike dhe politike të vendit për shumë vite.
Përveç Wang Yilin, ish-zyrtarët e Partisë Komuniste Kineze (CCP) Bo Xilai dhe Zhou Yongkang, kanë dalë gjithashtu në plan të parë me akuzat për ryshfet dhe korrupsion në shkallë të gjerë.
Bo Xilai u dënua me burgim të përjetshëm për ryshfet dhe korrupsion në vitin 2013, ndërsa Zhou Yongkang u arrestua dhe u dënua me burg në vitin 2014 me akuza për korrupsion.
Nga ana tjetër, u raportua se Bai Tianhui, ish-CEO i China Huarong International Holding Limited, një nga kompanitë më të mëdha shtetërore të menaxhimit të aseteve të Kinës, u dënua me vdekje në gjyqin e tij të parë me akuzën për marrjen e ryshfetit “jashtëzakonisht të madh”. .
Skandali PetroChina, tregon gjithashtu se sa komplekse dhe të thella janë përpjekjet kundër korrupsionit në Kinë.
Është e qartë se incidente të tilla nuk kufizohen vetëm tek zyrtarët e nivelit të lartë në shtetin kinez, por kanë një ndikim të madh në të gjithë vendin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *