Kryeziu për marrëveshjen Kurti-Osmani: Nuk e dëmton LDK-në, përkundrazi

Share

Ismet Kryeziu nga KDI po vlerëson se marrëveshja mes Vjosa Osmanit dhe kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti, ishte sot më tepër simbolikë në të cilën nuk do diskutohen programet.

Kryeziu u shpreh në Edicionin e Analizës në Klan Kosova, se një bashkëpunim të tillë e sheh si aderim të Vjosa Osmanit në Vetëvendosje.

”Ka një lëvizje për Vetëvendosjen. Konsideroj që është një lëvizje kur Vetëvendosje nuk bënë fare marrëveshje për programet, as nuk diskutohen programet por shpërndan përgjegjësi për të cilat në vitin 2019 e stagnuan marrëveshjen për koalicion gati për tre-katër muaj”.

”Kjo marrëveshje ka qenë më tepër sot simbolikë, sesa marrëveshje mes dy subjekteve politike. Më është dukur si aderim i Osmanit në listën e Vetëvendosjes, sesa bashkim mes dy strukturave politike”.

”Sepse Osmani ka gati thuajse shtatë-tetë muaj apo një vit, që ka paralajmëruar ndarjen e saj nga LDK, dhe për këtë periudhë nuk ka arritur të formojë një subjekt politik të strukturuar dhe koalicionet që kanë ndodhur mes subjekteve ne paraprakisht kemi parë ofertat e tyre dhe kandidatët e tyre”.


Share

Komente