January 22, 2022

Ku janë firmat? Avokat Ngjela: A do ta dërgojë Basha, Berishën në SPAK?

Shpërndaje lajmin

Ish-kryeministri Sali Berisha dorëzoi mbrëmjen e djeshme në zyrën e kreut të Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka dosjen sipas tij me 4200 formularë të delegatëve të Kuvendit Kombëtar duke kërkuar mbledhjen e këtij institucioni.

Por sapo Berisha dorëzoi dosjen nisi debati për procedurën. Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi tha se firmat duhet të kalonin nga institucioni që ai drejton duke vendosur në dyshim vërtetësinë e tyre. Por avokat Spartak Ngjela shprehet se nëse firmat janë të falsifikuara, atëherë Lulzim Basha duhet ta dërgojë Sali Berishën në SPAK.

Berisha deklaroi se i mblodhi firmat e nevojshme për të mbledhur Kuvendin Kombëtar.  Por janë të shumtë ata në PD që thonë se gjithçka është fals.

Po ku janë firmat dhe emrat e firmëtarëve, do të bëhen ato publike? Falsifikimi i firmave të këtij procesi është vepër penale. E di Berisha këtë?

Atëherë…Po Basha, si kryetar partie, a do ta denoncojë në SPAK këtë vepër penale? Të shohim” shkuan Ngjela.

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, sipas kërkesës së Sali Berishës nga pozitat e anëtarit të Këshillit Kombëtar, do të mblidhet të shtunën e 11 Dhjetorit.

Organizatorët kanë parashikuar të realizojnë në këtë Kuvend ndryshime statutore që do t’i hapnin rrugë garës për zgjedhjen e një kryetari të ri të PD./ Abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *