Kufiri midis Zvicrës dhe Gjermanisë duhet të mbetet i hapur

Share

korona kufi gjermani zvicer kreuzlingen

Trafiku kufitar midis Zvicrës dhe Gjermanisë duhet të vazhdojë të mbetet i hapur edhe në valën e dytë të pandemisë së koronës. Shtatë kantonet zvicerane që kufizohen me Gjermaninë dhe republika gjermane (landi) e Baden-Württembergut po bëjnë fushatë për këtë, shkruan sda.ch.

Bashkëpunimi në luftën kundër koronavirusit duhet të forcohet.

“Qëllimi i përbashkët është të mësojmë nga përvojat e valës së parë dhe të promovojmë një qasje të koordinuar dhe të synuar në rajonin kufitar”, transmeton albinfo.ch. Kështu thuhet në një deklaratë të përbashkët të bërë nga landi gjerman i Baden-Württembergut dhe kantonet zvicerane: Aargau, Basel-Stadt, Basel-Landschaft, Schaffhausen, St. Gallen, Thurgau dhe Cyrih.

Një delegacion nga kantonet kufitare është bërë bashkë përmes internetit, të premten me kryeministrin e landit të përmendur, Winfried Kretschmann  për një takim pune, përcjell albinfo.ch. Kreu i delegacionit nga pala zvicerane ishte Drejtori i Ekonomisë nga Kantoni Aargau, Urs Hofmann ka njoftuar gjithashtu Kancelaria e Shtetit, e Kantonit  Aargau.

“Pandemia e koronavirusit paraqet sfida të veçanta për rajonin kufitar midis Gjermanisë dhe Zvicrës, sfida të cilat ne si partnerë ndërkufitarë mund t’i zotërojmë vetëm së bashku,” thuhet më tutje në deklaratë.

 

The post Kufiri midis Zvicrës dhe Gjermanisë duhet të mbetet i hapur appeared first on Albinfo.


Share

Komente