April 15, 2021

Kujdes, nga nesër fillon karantina për këto vende në Zvicër

Shpërndaje lajmin

Zvicra nuk do të lirojë masat më 22 mars si kishte parashikuar më herët, për shkak se rastet pozitive nuk janë ulur. Madje, ka shtrënguar masat për disa vende. Qytetarët që vijnë nga këto vende, nga nesër (22 mars) do të duhet të karantinohen, përcjell albinfo.ch.

Këto janë shtetet e reja, banorët e të cilëve për të hyrë në Zvicër nga 22 marsi duhet të karantinohen:

Belgjika, Bullgaria, Polonia, Rumania, Hungaria, Qipro dhe Kosova.

Në Gjermani, rajoni i Thuringen

Në Francë, rajoni i Korsikës

Në Itali, rajonet: Bazilika, Lazio dhe Veneto

Në Austri rajonet: Burgenland, Austria e Epërme dhe Vjena.

Ndërkohë shtetet evropiane që vazhdojnë të mbesin në listë janë:

Britania e Madhe, Suedia, Lituania, Letonia, Luksemburgu, Holanda, Sllovenia, Republika Çeke, Kroacia, Serbia, Sllovenia, Sllovakia, Maqedoninë e Veriut, Mali i Zi, San Marino, Monako, Shqipëria dhe Andorra.

Kushdo që hyn në Zvicër nga vendet e vendosura në listë, duhet të ketë një test negativ PCR që nuk është më i vjetër se tre ditë dhe më pas t’i nënshtrohet në karantinë për dhjetë ditë. Karantina mund të përfundojë nga dita e shtatë, nëse rezultati i testit të shpejtë antigen ose testi PCR është negativ.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *