January 21, 2022

Kujdesi intensiv në Zvicër i mbushur me pacientë të infektuar me Covid

Shpërndaje lajmin

Zyrtarët shëndetësorë kanë lëshuar paralajmërime se njësitë e kujdesit intensiv në Zvicër janë të ngopur për shkak të rritjes së infeksioneve Covid, transmeton albinfo.ch.

Mediat në Zvicër raportojnë se shumë prej spitaleve tashmë janë të mbingarkuar. Objektet mjekësore të Gjenevës janë “në gjendje krize”, së bashku me atë të Bernës dhe Cyrihut, ku nuk ka më hapësirë të lirë në kujdesin intensiv.

Klinika Hirslanden në Aarau madje filloi të triazhojë pacientët, duke larguar një pacient me kancer për shkak të mungesës së shtretërve të kujdesit intensiv, sipas Christian Frey, zëvendësdrejtor i ICU të klinikës.

“Triazhi do të rritet me rritjen e numrit të rasteve”, shtoi ai. /Albinfo.ch


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *