Kujt i takon Partia Demokratike? Ngjela-Mëhillit: Mos u tall me mua se ika
Pyetja e moderatores Erla Mëhilli për Spartak Ngjelën lidhur me vendimin e Enkelejd Alibeajt për përjashtimin e 4 deputetëve demokratë, solli reagimin e menjëhershëm të avokatit.
“Jeni konsultuar me statutin”, pyeti Ngjela. “Cili statut, se në PD ka 2 statute”, u përgjigj moderatorja Mëhillaj. “Mos u tallni me mua se ika”, tha Ngjela, nga lidhja skype me emisionin Now në Euronews Albania.
Sipas tij, dje gjykata ka dhënë vendimin që nuk e pranon partinë e Berishës, çka e bën grupin e Alibeajt të vetmen parti të ligjshme juridikisht.
Ngjela u shpreh se lidhur me vendimin e fundit të Alibeajt duhet lexuar statuti, nëse ka të drejtë kryetari për një vendim të tillë apo jo.
“S’ka juridikisht asnjë parti tjetër me përjashtim të Alibeajt, unë them çfarë thotë gjykata. Lidhur me këtë vendim, duhet parë statuti; ka të drejtë kryetari për një vendim të tillë apo jo. Ajo që kanë bërë në 8 janar në selinë e PD ishte turp historik, dhe këto i bën vetëm Saliu në Shqipëri. Mund t’i afrohej kryengritjeve komuniste, demokracia njeh vetëm gjykatën. Edhe këta që po zihen tani duhet të shkojnë në gjykatë”, tha Ngjela.
LEXONI GJITHASHTU:
Ekskluzive| Gjekmarkaj pas përjashtimeve të Alibeajt: Kam marrë një vendim
“Qesharake, më vjen keq deri në dhimbje”, Këlliçi i përgjigjet Alibeajt