October 22, 2021

Kujtim Ferracaku u vra sapo foli, vëllai kapi kallashin e vëllezërve Gocaj: Abcnews.al zbardh masakrën e Velipojës

Shpërndaje lajmin

Abcnews.al, ka zbardhur dosjen e plotë të masakrës së Velipojës ku pas një sherri për shfrytëzimin e një pjesë rëre në plazh mbetën të vrarë 4 persona. Nga përplasja me armë mbetën të vdekur Kujtim Ferracaku 59 vjeç, pronar i hotel “Fantazia”, vëllezërit Xhovani dhe Edmond Gocaj 25 dhe 38 vjeç që kishin hotelin “Gocaj” dhe jetimi fatkeq Musaen Zeneli 20 vjeç, që e kapi një plumb në zemër dhe i mori jetën në vend. Po ashtu u plagosën edhe Hasan Ferracaku, vëllai i biznesmenit që u vra dhe nipi i tij Elmedin Tyli.

Sipas dosjes fillimisht Hasan Ferracaku mbrëmjen ka shkuar tek lokali Gocajve dhe është ulur në një tavolinë me njërin prej  vëllezërve Gocaj për tu sqaruar për pjesën e rërës ku ishin vendosur shezlongët.

Pas një debati, biseda ka agravuar dhe sipas dëshmisë së Hasan Ferracakut është shfaqur vëllai tjetër i Gocajve dhe ka hapur zjarr ndaj vëllait të Hasan Ferracakut, Kujtimit i cili ishte aty pranë. Ndërkohë sipas Hasan Ferracakut, vëllai i tij i është kundërpërgjigjur me pistoletë, madje ka shkuar dhe i ka kapur kallashin.

Plumbat kanë kapur pothuajse të gjithë të pranishmit në këtë sherr madje edhe të pafajshmin, Musaen Zeneli i cili kishte ditën e parë të punës tek hoteli i vëllezërve Gocaj.

Sipas policisë viktimat janë gjetur të gjithë pranë njëri tjetrit.

vijon…/abcnews.al/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *