Shpërndaje lajmin

Këtë të diele të 9 prillit shënohet 24-vjetori i nisjes së Betejës së Koshares, me qëllim thyerjen e kufirit shqiptaro – shqiptar.
Kryeministri i Kosovës ka përkujtuar këtë datë, duke thurur lavde për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Bashkë me përmasat e saj në luftime, trupa dhe shtrirje territoriale, Beteja e Koshares është një nga më të mëdhatë dhe më të rëndësishmet në luftën tonë për liri. Beteja e Koshares i ka garantuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës një nga meritat më të veçanta të luftës, atë të thyerjes së kufirit mes Republikës së Shqipërisë dhe Jugosllavisë, të vendosur më 1913 dhe të rivendosur disa herë ndër vite, që i kishte mbajtur të ndarë shqiptarët për gati një shekull. Qysh atë kohë lufte, kjo e lehtësoi kalimin e armatimeve dhe të trupave vullnetare të UÇK-së nga territori i Republikës së Shqipërisë drejt Kosovës. Kurse pas përfundimit të saj njëkohshëm me vetë luftën, kjo betejë i përbashkoi fizikisht shqiptarët”, ka shkruar Kurti, përcjell albinfo.ch.
Në Koshare në këtë periudhë ishte Agim Ramadani që iu priu UÇK-së, në luftimet dymujore për të thyer kufirin me Shqipërinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *