November 29, 2021

Kukësi e çon Tiranën në “Loro Boriçi”, stadiumi i ri “ngel në klasë”

Shpërndaje lajmin

Kukësi nuk do të mund të luajë në shtëpi kundër Tiranës, edhe pse dëshira e drejtuesve ishte e madhe për diçka të tillë.

Takimi me kryesuesit e kampionatit do të zhvillohet në stadiumi “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës, të hënën prej orës 19:45.

Pra pak ditësh përfaqësues të FSHF-së kanë qenë të pranishëm në impiantin e ri dhe problematikat janë disa.

E para fusha ende nuk është gati, pasi i duhet edhe pak kohë që të jetë në kushtet maksimale. Në nëntor ka pas shanse të luhet në të.

Gjithashtu mangësitë janë të shumta edhe në tribunë, pasi ende nuk është bërë mobilimi i dhomave të zhveshjeve dhe ambienteve të tjera.

Sigurisht kjo është diçka që mund të bëhet në kohë rekord. E sigurt është se dita që Kukësi të kthehet të luajë në shtëpi është afër. /


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *