Kukësi ndal Tiranën në Rrogozhinë, skuadrat ndahen në “paqe”

Shpërndaje lajmin

Është mbyllur pa fitues 0-0 takimi mes Kukësit dhe Tiranës, ku skuadrat nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës, ndërsa ndajnë kështu nga një pikë mes tyre.
Dy skuadrat nuk patën raste të pastra për të shënuar në takimin që u luajt në “Arena Egnatia”, ndërsa duhej të vinte minuta e 29-të e që të shikonim edhe rastin e parë të pastër për shënim, ku një kombinim me Ndrecës dhe Gjelbrim Taipi do të kërcënonin portën e Bekajt.
36’ do të sillte një ndërprerje të lojës pasi pati një përplasje të fortë mes Puntus dhe Najdovskit me dy futbollistët që mbeten të dëmtuar. E pëson më keq sulmuesi i Kukësit që fashohet në kokë, ndërsa Najdovski ndëshkohet me karton të verdhë.
Ndreca dhe Ismajlgeci do të provonin dhe shanset e tyre por pa mundur të konkretizonin rastet. Për veilindorët do të ishte përsëri Gjelbrim Taipi që do të kërkonte edhe golin e avantazhin. Mesfushori i gjendur brenda zonës së Tiranës godet, por topi devijohet nga Bekaj dhe përfundon në tranversë.
77’ Taulant Seferi ndalet nga portieri Çollaku, më pas radhën e ka Hoxhallari por aksioni bëhet i pavlefshëm për një pozicion të parregullt.
Në fund, nuk pati më kohë për ndryshim të rezultatit me të dyja skuadrat që iu kënaqën nga një pike, teksa pas kësaj sfide Tirana vazhdon të kryesojë me 60 pikë, ngaa ana tjetër, Kukësi renditet në vendin e tretë me 44 pikë. /h.ll/

Leave a Reply

Your email address will not be published.