Kulla prej druri, më e larta në botë, do të ndërtohet në Zvicër

Shpërndaje lajmin

Ndërtesa 100 metra e lartë, e cila aktualisht është në ndërtim e sipër në Winterthur, kantonin e Cyrihut, pritet të përfundojë deri në vitin 2026.
Projekti, i quajtur Rocket & Tigerli, do të përfshijë gjithashtu tri ndërtesa të tjera, përveç kullës më të lartë në botë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Sipas Implenia, kompania përgjegjëse për projektin, kulla, e quajtur Rocket, do të ofrojë apartamente moderne, me cilësi të lartë dhe, për shkak të lartësisë së saj, “një pamje unike”.
Projekti përdor një sistem ndërtimi që zëvendëson betonin me dru në strukturat e larta. Kjo u krijua nga Schmidt Hammer Lassen Architects në bashkëpunim me Implenia dhe Institutin Federal Zviceran të Teknologjisë të Zürich-ut, ETH.
Kur të përfundojë në vitin 2026, ndërtimi prej 34,500 m2 do të përmbajë banesa, apartamente studentore, një restorant, dyqane, një sky-bar dhe një spa dhe hotel, dhe do të jetë i kompletuar me oborr të brendshëm të gjelbër.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.