Kulluri: Shumë shpejt do ketë ‘non grata’ të tjerë nga Britania
Politikani Edvin Kulluri dhe se në vendin tonë do të ketë edhe persona të tjerë të shpallur “non grata’ nga Mbretëria e Bashkuar, por ende nuk janë bërë publike.
Në një intervistë për Euronews Albania, Kulluri theksoi se SHBA-të nuk kanë asnjë problem me askënd por problemin e kanë te krimi dhe korrupsioni.
“SHBA e kanë me korrupsionin dhe me krimin problemin, nuk kanë asnjë problem personal. Edhe ambasadori anglez na doli shumë i korruptuar. Që të jetë elita shqiptare kaq e ndershme që të akuzoj ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së për të korruptuar kjo është komedi. Ju e dini që Mbretëria e Bashkuar ka një listë shumë më të gjatë se shpallja “Non Grata “ e Berishës. Në mos është marrë vendimi por nuk është bërë publike”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Kulluri: SHBA është kundër ndërtimit të Portit të Durrësit
“Pikëllim i madh”, presidenti i FIFA-s reagon për vdekjen e gazetarit amerikan
Aeroporti i Mançesterit mbyllet përkohësisht, shkak bora e madhe