Kulluri: Vata avantazh për të fituar zgjedhjet në Kukës, të bëjë fushatë pozitive
Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri, foli në lidhje me zgjedhjet që do të mbahen më 24 shtator në Kukës.
I ftuar në Euronews Albania, ai theksoi se situata është problematike por të paktën këtë herë në Kukës nuk kandidohet me dy kandidatë.
Më tej ai theksoi se Emri Vata ka avantazh për të fituar zgjedhjet ndërsa e ka këshilluar që të bëjë fushatë pozitive.
“Çdo bashki është e rëndësishme. Situata është problematike prapë, por është më mirë se sa në disa bashki ku kishte dy kandidatë. Tërheqja e Rexhmatit është një avantazh për Vatën, për të fituar. Kukësi Tropoja dhe Shkodra kanë qenë goditje të rënda për PD, por uroj të rikuperohet. Zgjedhjet treguan se demokratët nëse ka kandidatura të mira e çojnë votën në kuti. Kjo është përgjegjësi e Vatës, të tregojë se është alternativë e mirë. Nuk ka asnjë arsye që mos ta arrijë fitoren. Nuk fitohen zgjedhjet vetëm duke kundërshtuar qeverinë dhe fushata negative. Opozita e ka për detyrë të bëjë një fushtaë positive për atë që u ofron qytetarëve.
LEXONI GJITHASHTU:
Franca ndalon shitjen e këtij modeli të iPhone, shkak rrezatimi i lartë
Analisti: Pse Kurti i frikësohet Asocacionit të komunave me shumicë serbe