January 13, 2022

Kulmi sonte, acari “pushton” Shqipërinë, zonat ku ngrica do arrijë -9 gradë C

Shpërndaje lajmin

Që prej mbrëmjes së djeshme pjesa më e madhe e territorit të vendit është përfshirë një temperatura të ulta për shkak të rrymave të ftohta ajrore që vijnë nga veriu.

Termometri ka zbritur deri në -7 gradë Celsius në zonat malore, ndërsa gjatë orëve të mbrëmjes së sotme dhe mëngjesit të ditës së nesërme pritet të arrihet deri në -9 gradë Celsius në këto zona.

Acari do të përfshijë të gjithë Shqipërinë me përjashtim të zonave bregdetare, të cilat do të kenë një mot më të butë.

Duke folur për abcnews.al mëngjesin e sotëm, meteorologia Adiola Bani tha se rënia e temperaturave do të jetë e menjëhershme , kryesisht gjatë të orëve të para të ditës, kur pritet që pas ditës së mërkurë termometri të zbresë në -8 apo -9 në zonat malorë, ndërsa maksimumi në parashikohet të jetë rreth vlerës 8 apo 9 gradë celcius.

Ndërsa reshjet do të jenë kryesisht të izoluara në verilindje dhe juglindje dhe në formën e dëborës për shkak të rënies së ndjeshme të temperaturave të ajrit.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *