October 25, 2021

Kulusevski: Futbolli është mizor, goli i Ukrainës si një thikë në stomak

Shpërndaje lajmin

Të eliminohesh në minutën e 120-të është e vështirë për t’u pranuar. Suedia ishte një hap larg penalltive, por Ukraina realizoi golin e fitores në sekondat e fundit dhe kaloi në çerekfinalet e Euro 2020.

Dejan Kulusevski nuk e fsheh trishtimin e tij në deklaratën e dhënë për TV4 pas humbjes 2-1 ndaj kombëtares së drejtuar nga Andriy Shevchenko.

Nuk duhet të kishte mbaruar kështu aventura jonë në Euro 2020. Pak orë përpara ndeshjes u shpreha se futbollit është mizor, duke marrë parasysh eliminimin e Francës. Tani e provuam te vetja.

Futbolli të jep shumë, por kërkon edhe më tepër. Krijuam shumë raste të rrezikshme gjatë kohës së rregullt. Më pas mendova se mund të rezistonim deri te penalltitë.

Ukraina na ndëshkoi në sekondat e fundit, ai gol i pësuar ishte si një thikë në stomak“, deklaroi lojtari ofensiv i bardhezinjve të Juventusit. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *