January 12, 2022

Kulusevski, prioriteti i Conte

Shpërndaje lajmin

Antonio Conte vazhdon t’i bëjë presion bordit sportiv për të inkorporuar pjesë të reja në skuadër. Trajneri italian e ka të qartë se duhet të ngrejë nivelin e ekipit nëse do të aspirojë më të lart dhe Dejan Kulusevski është një nga emrat që do të kishte në udhërrëfyesin e tij.

Conte e njeh shumë mirë lojtarin nga koha e tij në Serie A dhe beson se ai mund të nxjerrë versionin e tij më të mirë në Londër.

Reprezentuesi i Suedisë mbërriti në Torino 2 sezone më parë, por deri më sot nuk ka arritur të tregojë performancën e ofruar në Bergamo. Kjo ka bërë që menaxhmenti i sportit të rimendojë situatën e tij dhe një dalje në tregjet e ardhshme nuk do të përjashtohej.

Juventusi nuk po kalon momentin më të mirë financiar dhe e di që Kulusevski është një nga të paktët për të cilin mund të marrë një shumë të mirë parash. /


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *