Kumbulla: Humbëm përqëndrimin, ndeshjen e kthimit duhet të fitojmë

Shpërndaje lajmin

Pas humbjes me Bodo/Glimt, Kumbulla ka komentuar ndeshjen e parë të çerekfinales, ku romakët humbën 2-1 në shtëpinë e Bodo/Glimt.
“Kishte mungesë përqëndrim sidomos te goli i dytë. Ishte i shmangshëm në një top joaktiv. Duhet ta mbyllim këtë garë për të menduar për të dielën dhe më pas të enjten të luajmë ndeshjen e kthimit dhe ta përmbysim rezultatin.
Ne ende duhet të rritemi. Humbja do të na mësojë diçka. Ne do të përpiqemi të kuptojmë se ku kemi gabuar dhe jo për të përsëritur gabimet”, u shpreh Marash Kumbulla./ h.ll/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *