Kundërpërgjigjja e Rusisë: Pa rubla ndalohet furnizimi me gaz

Shpërndaje lajmin

‘Nëse shtetet jo-miqësore nuk paguajnë me rubla për gazin rus, atëherë Moska do të ndalojë furnizimin e tyre’.
Kështu u shpreh zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në kundërpërgjigje për sanksionet e vendosura.
“Ne nuk do të bëjmë bamirësi dhe të dërgojmë gaz falas për Evropën Perëndimore”, shtoi ndër të tjera zyrtari i lartë.
Presidenti Putin, javën e kaluar urdhëroi Bankën Qendrore ruse dhe gjigantin e energjisë, Gazprom, i cili kontrollohet nga shteti, që deri më 31 mars të kenë gati propozime lidhur me pagesat e gazit për “shtetet jo mike’./Euronews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.