Kundërshtarët e ligjit Covid-19 arrijnë numrin e nënshkrimeve për referendum

Share

425431848 highres

“Miqtë e Kushtetutës”, një grupim qytetar politik, në tre muajt e funditckanë grumbulluar nënshkrime për dy referendume: për referendumin e tyre kundër ligjit Covid-19 dhe për referendumin kundër ligjit të luftimit të terrorit, raporton srf.ch.

Për të dy referendumet, siç është bërë ditur, deri në këtë javë, janë mbledhur shumë më tepër nënshkrime sesa ishte e nevojshme gjegjësisht më shumë se minimumi i paraparë me ligj.

Sipas informacionit të dhënë nga grupimi në fjalë, në Kancelarinë Federale, të martën, janë paraqitur tashmë rreth 90,000 nënshkrime kundër ligjit Covid-19, transmeton albinfo.ch. Sot, në ditën e fundit të periudhës së mbledhjes, ata kanë paraqitur edhe rreth 1.000 nënshkrime të tjera për referendumin.

Referendumi synon të parandalojë që kompetencat e Këshillit Federal në ligjin e emergjencave të legjitimohen më pas gjatë pandemisë dhe të shtrihen deri në fund të vitit 2021, përcjell albinfo.ch. Ligji Covid-19 është tashmë në fuqi.


Share

Komente