Kupa e Amerikës/ Messi shënon supergol në finale dhe “fut në xhep” trofeun e 44-t në karrierë

0
Shpërndaje lajmin

 
Inter Miami ka arritur të fitojë Kupën e Amerikës, duke mposhtur me panellti skuadrën e Nashville.
Ishte pikërisht kapiten Messi ai që zhbllokoi rezultatin me një super gol në minutën e 23 të takimit, me Nashville që nuk do të dorëzohej lehtë dhe do të arrinte të barazonte ndeshjen në minutën 57 m Picault.
Shikoni KËTU golat e ndeshjes.
“Pleshti” do t’i afrohej edhe golit të dytë, por do të ndalej nga shtylla, ndërsa finalja u zgjidh në fund me goditjen e 11-metërshave.
Gjatë 5 goditjeve të para, të dyja ekipet gabuan nga një herë, ndërsa më pas do ishin goditjet nga portierët ata që do të përcaktonin fituesin, pasi gardiani i Nashville nuk ia doli ta dërgonte topin në rrjetë, ndryshe nga ai i Inter Miami.
Messi kështu siguron trofeun e 44 në karrierë, duke u bërë kështu lojtari me më së shumti trofe më histori./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *