Kur do e nxjerrësh audion e 21 janarit? Përgjigjet Artan Hoxha

Shpërndaje lajmin

Gazetari Artan Hoxha tha në emsionin Review në Euronews Albania se ata që janë sot në pushtet kanë pasur të gjitha burimet njerëzore për ta gjetur provën që ai publikoi, dhe më të rëndësishme se ajo për 21 janarin.
I pyetur nga moderatorja Jonida Shehu se kur do të publikohet audioja e transkriptit të komunikimit mes drejtuesve të Gardës në 21 janar, Hoxha u shpreh se kjo do të ndodhë në momentin e duhur pasi të thirret nga SPAK për të dhënë deklarime lidhur me këtë provë.
“Sigurisht, audio do dalë. Edhe unë si shumë gazetarë të tjerë mundohem të gjej momentin që një histori të ketë impaktin e duhur në publik. Në momentin kur do thirrem nga SPAK dhe do jap deklarimet e mia, që shpresoj mos të arkivohen. Edhe atyre në opozitë u intereson që kjo histori të zbardhet që mos ta kenë më njollë të lidhur me ta. Për mua ëshët prova e radhës për të parë nëse SPAK ka këllqe për të zbardhur ngjarje të këtij niveli”, tha Hoxha.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Avokati sqaron ligjin: Transkriptet e Artan Hoxhës nuk përbëjnë prova për 21 janarin
Mark Nika akuzon socialistët: Kanë faj, bënë kryetar bashkie gardistin vrasës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *