April 16, 2021

Kur do të dalë rezultati i zgjedhjeve të 25 Prillit? Përgjigjet Celibashi

Shpërndaje lajmin

Në 25 prill shqiptarët do u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur Kuvendin e ri. Por kur do të dalë rezultati?

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi u shpreh sonte te “Java” se shpreson që partia fituese të dalë për 48 orë, ndërsa për kandidatët që garojnë duhet mbi një javë.

“Për të mësuar se cila parti do jetë fituese dhe që më pas do të formojë qeverinë, do ishte mirë brenda 48 orëve. Ndërsa numërimi i kandidatëve do të marri shumë kohë, mbi një javë” deklaroi ai.

Një debat në vete është edhe mënyra e votimit. I pyetur nëse mund të votohet subjekti A dhe kandidati i subjektit B, Celibashi tha “Jo, sepse bëhet e pavlefshme vota” përfundoi ai.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *