Kur do të mbahen zgjedhjet në Maqedoninë Veriore
Nga Kabineti i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut nëpërmjet një kumtese kanë treguar datat e për mbajtjen e zgjedhjeve në vend.
Inaugurimi i Presidentit të shtetit duhet të jetë më 12 maj 2024
Zgjedhjet mbahen në 60 ditët e fundit të mandatit rrjedhës
60 ditët e fundit janë brenda datave: 14 mars dhe 12 maj 2024 Zgjedhjet mbahen në dy raunde zgjedhore: – Raundi i parë: më së hershmi 14 mars 2024 – Raundi i dytë: më së voni 8 maj 2024
Zgjedhjet i shpall Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (neni 12 i Kodit zgjedhor)
Nga dita e shpalljes së zgjedhjeve deri në ditën e votimit afati është: jo më pak se 70 ditë dhe jo me shumë se 90 ditë. – Raundi i parë: Nëse janë më 14 mars, atëherë shpallja e zgjedhjeve do duhet të jetë më 4 janar 2024 (minimum 70 ditë). – Raundi i dytë: Nëse janë më së voni më 8 maj (atëherë, në këtë rast Raundi i parë duhet të jetë më 24 prill), shpallja e zgjedhjeve do të duhet të jetë më 27 shkurt, që siguron së paku 70 ditë deri në zgjedhje
DATAT E MUNDSHME
(14 mars – 8 maj) – Raundi i parë: 14 mars, 28 mars, 11 prill dhe 25 prill; – Raundi i dytë: 28 mars, 11 prill, 25 prill dhe 8 maj (është datë kritike pasi inaugurimi do të duhet të jetë më 12 maj)
Z G J E D H J E T P A R L A M E N T A R E
4 gusht 2024 ( mandati i deputetëve)
Mbahen në 90 ditët e fundit të mandatit rrjedhës (neni 63 paragrafi 3 i Kushtetutës), ose në afat prej 60 ditëve nga shpërbërja e Kuvendit
Termini i rregullt brenda afatit: – 5 maj – 15 korrik, që të mundësohet konstituimi brenda afatit Kushtetues (neni 63/1), më së voni dita 20/21 nga dita e votimit.
Nëse zgjedhjet parlamentare organizohen të mbahen para datës 5 maj, ato do të llogariten si zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe në këtë rast vlejnë akte tjera, theksojnë nga Kabineti.
Thirrja nga Xhaferi
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi porositi partitë që të bien dakord për datën e zgjedhjeve më së voni deri në Vitin e Ri. Ai shtoi se nuk do të linte më shumë kohë për marrëveshje ndërpartiake, përkatësisht nëse nuk arrihet marrëveshje deri në fund të vitit, Xhaferi do të shpallë zgjedhjet presidenciale brenda afatit. Në një konferencë me gazetarë Xhaferi tha se zgjedhje presidenciale më së shpejti mund të ketë më 14 mars, ndërsa raundi i dytë të mbahet më 28 mars. Më së voni, raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale mund të mbahet më 25 prill, ndërsa raundi i dytë më 8 maj. Xhaferi vlerësoi se 8 maji është datë kritike, duke pasur parasysh ankesat e mundshme dhe afatin e shkurtër, pasi presidenti i ardhshëm duhet të inaugurohet deri më 12 maj. Nëse kjo nuk ndodh, kompetencat e presidentit do të kalojnë te kryetari i Kuvendit. Xhaferi u bëri thirrje partive të bien dakord, dhe ta informojnë për marrëveshjen eventuale, ndërsa përjashtoi mundësinë që ai të formojë një grup pune ndërpartiake për këtë çështje. Këtë detyrë ua la koordinatorëve të partive parlamentare.