November 28, 2021

Kur do të shndërrohet Covidi në grip? Përgjigjet Bill Gates

Shpërndaje lajmin

Tani kur Evropa po përballet me rritje rekord rastesh të reja, themeluesi i Microsoft ka parashikuar se kur kjo pandemi do të shndërrohet në një sëmundje si gripi i zakonshëm.

Sipas tij, kjo do të ndodhë në mesin e vitit 2022. Por, sipas tij, kjo do të ndodhë vetëm nëse vaksinohet shumica e popullsisë, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.

“Vaksinat janë një lajm shumë i mirë dhe problemet me furnizimin do të zgjidhen kryesisht nga mesi i vitit të ardhshëm”, tha Gates.

Në muajin gusht, miliarderi pati shprehur shqetësimin për shfaqjen e variantit Delta.

“Nëse nuk rikthejmë mbajtjen e maskave në vendet e duhura dhe nëse nuk rrisim nivelin e vaksinimit, do të kemi një valë mjaft të rëndë në vjeshtë dhe kjo është zhgënjyese. Duam që të jemi afër përfundimit të pandemisë, por Delta është një lajm shumë i keq”, shprehej Bill Gates.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *