Kur lindi në të vërtetë Krishti? E zbulon teologu

Shpërndaje lajmin

Teologu Miron Cako deklaroi gjatë një interviste për Euronews Albania se dita e lindjes së Krishtit mendohet të mos jetë 25 dhjetori.
Sipas teologut, Krishti mendohet të ketë lindur në muajin maj ose prill në pranverë, por kisha e caktoi në dhjetor për të zëvendësuar festën pagane të Diellit.
“Ishte festa e Diellit për paganët dhe ndaj kisha u fut brenda konceptit pagan dhe tha që ju nuk do të festoni më festën e Diellit por festën e Diellit të Drejtësisë, siç thoshte profeti Malakia për Krishtin, pra festoni Lindjen e Krishtit. Kisha futet Brenda kohës dhe hapësirës njerëzore, i shenjtëron dhe i çon ato drejt zotit.
Vendoset Krishtlindja në ditën që kishin paganët për festën e Diellit. Nuk është e përqëndruar kisha në ditë kalendarike, sepse aim und të ketë lindur një periudhë tjetër, në pranverë, mendohet në mars ose prill dhe jo më 25 dhjetor që është dimër”, tha pastori.
LEXO GJITHASHTU:

Uji i bekuar nuk prishet, teologu tregon eksperimentin në studio
Dëshmia e 32-vjeçares që hodhi në lumë foshnjën e saj: Nuk e mbaja dot
Detajet si nënë e bir vodhën 120 mijë euro në banesën në kryeqytet (EMRAT)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *