Kur Rusia e Kina përgatitën nga OKB arrestimet e krerëve të UÇK-së

Share

Efekti i përplasjes ndërmjet  Rusisë e Kinës me SHBA-në në Ballkan për zonat e influencës ka arritur tre vjet më parë deri në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Organ ku si Moska ashtu edhe Pekini kanë të drejtën e vetos dhe kanë bllokuar zgjidhjen e çështjes së Kosovës, duke përdorur argumente të ndryshme.

Tre vjet më parë, Rusia dhe Kina ndërmorën një kërkesë zyrtare në Këshillin e Sigurimit në OKB, ku  kërkuan hetime ndërkombëtare në Kosovë, pasi sipas tyre në bazën amerikane në Ferizaj po kryheshin zhvillime jashtë rezolutës 1244.

Ndërkaq, Rusia dhe Kina kanë kundërshtuar kërkesën e anëtarëve të tjerë të Këshillit që kërkojnë ndryshimin e formatit të Kosovës në OKB.
Diplomati rus Vladimir Safronkov bëri thirrje për të zhvilluar të njëjtin takim tremujor, duke vënë në dukje se pozicioni i Rusisë mbetet i pandryshuar, dhe se Rezoluta 1244 duhet të mbetet “gur themeli” në zgjidhjen e çështjes.

Safronkov tha se Misioni i OKB-së në Kosovë duhet të vazhdojë të” luajë një rol të rëndësishëm, sepse gjendja sipas tij është “më e keqe”.
Moska ka qenë çelësi kryesor që EULEX nuk u largua plotësisht nga Kosova, sidomos pas vrasjes së politikanit serb të Kosovës Oliver Ivanoviç.
“E vërteta duhet të zbulohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha përfaqësuesi rus në OKB. Ai tha se “disa anëtarë të KFOR-it po trajnojnë ushtrinë e Kosovës në bazën Bondstil”.

Diplomati rus, duke iu referuar Rezolutës 1244, kërkoi një shpjegim se çfarë lloj trajnimi po zhvillohet në atë bazë.
Safronikov ka kërkuar gjithashtu të zbatohen të gjitha marrëveshjet e mëparshme të arritura në mes të Beogradit dhe Prishtinës, duke paralajmëruar se gati tetë vjet që nga publikimi i raportit të Dik Martit nuk ka përparim në formimin e Gjykatës Speciale.

Diplomati rus theksoi se Beogradi ka një qasje konstruktive dhe se Rusia është e shqetësuar për presionin mbi Beogradin për të njohur pavarësinë e Kosovës.
Ai vuri në dukje se nuk duhet të ketë ultimatume.
Përfaqësuesi i Kinës tha se Rezoluta 1244 mbetet një bazë e rëndësishme ligjore kur bëhet fjalë për marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës dhe gjendjen në Kosovë, dhe gjithashtu apeloi për gjetjen e një zgjidhje që do të jetë i kënaqshëm për të dyja palët.
“Ne i bëjmë thirrje të dy palëve për të forcuar dialogun”, tha përfaqësuesi i Kinës.

E menjëherë pas kësaj përplasje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ndodhën disa lëvizje politike në Ballkan e veçanërisht në Kosovë, çka u duk se ndodhën vetvetiu. Por që duket sipas gjasave që nuk ndodhi kështu.
Nisi e ashtuquajtura frenezi për të mbyllur një marrëveshje Thaçi-Vuçiç së bashku me ish-këshilltarin e Donald Trumpit, Richard Grenellit, çka dhe solli trazira të shumta. Bllokimin e dialogut, tensionin e lartë dhe bllokadën mjaft regressive në Kosovë.

Çka më pas solli dhe arrestimet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, e krerëve të tjerë të UÇK-së. gjithçka duket nisi nga ajo mbledhje e Këshillit të Sigurimit tre vjet më parë…./Pamfleti


Share

Komente