Kurti: Adresa e akuzave për krime lufte është Beogradi që strehon kriminelët
Kryeministri i Republikës së Kosovës,Albin Kurti, ka folur sërish rreth krimeve që Serbia ka kryer në Kosovë. Ai deklaroi se adresa e parë e akuzave për krimet në Kosovë, bashkë me kriminelet e luftës është Beogradi zyrtar që ende strehon dhe mbron kriminelët e luftës dhe nuk bashkëpunon me drejtësinë për të gjitha krimet dhe masakrat që kanë ndodhur në Kosovë.
“10 dëshmitarë të Pastaselit kanë dëshmuar, janë intervistuar dhe më pastaj ato janë shndërruar në një raport informues të policisë së Kosovës që i ka shkuar prokurorisë. Ne kemi shprehur gatishmërinë tonë të plotë me krejt çka mundemi e dimë që të jemi në shërbim të prokurorisë, mirëpo jemi në pritje që ky raport informues të shndërrohet në akuzë e aktakuzë për kriminelët ekzekutor dhe urdhërdhënës”, tha Kurti.