April 15, 2021

Kurti: BE-ja t’i japë fund izolimit të qytetarëve të Kosovës

Shpërndaje lajmin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga Këshilli Evropian që të ndjekë vullnetin e Komisionit Evropian dhe të shumicës së Parlamentit Evropian për t’i dhënë fund izolimit, përcjell albinfo.ch.

Dje Parlamenti Evropian me shumicë dërrmuese ka mbështetur liberalizimin e votave për Kosovën.

“Mirëpres votën e shumicës dërrmuese nga Parlamenti Evropian në favor të liberalizimit të vizave për Kosovën. Këshilli Evropian duhet të ndjekë vullnetin e Komisionit Evropian dhe të shumicës së Parlamentit Evropian që të përfundojë izolimin e padrejtë për qytetarët e Kosovë”, ka shkruar ai në Twitter.

Raportuesja për Kosovën në këtë institucion, Viola Von Cramon, ka bërë të ditur se liberalizimin e vizave për Kosovën e kanë mbështetur të enjten 472 eurodeputetë.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *