Kurti bën homazhe në përkujtim të masakrave në Gllobar, Verboc, Shtuticë dhe Marinë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri homazhe në përkujtim të masakrave në Gllobar, Verboc, Shtuticë dhe Marinë, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri Kurti, po ashtu do të bëjë homazhe në përkujtim të vdekjes së ish-deputetit Ali Lajçi.
Nga ora 12:30, Kurti do të marrë pjesë në ceremoninë e përfundimit të banesave si pjesë e projektit të strehimit të familjeve që kanë banuar në qendra kolektive, në Graqanicë.
E nga ora 14:30, kryeministri merr pjesë në ceremoninë shënuese për marrjen e vlerësimit të parë kreditor.
Në orën 16:00 do të mbahet Akademi Përkujtimore pë ish-deputetin Ali Lajçi, e ku do të marrë pjesë edhe Kurti.
Ndërkaq nga ora 17:00, kryeministri merr pjesë në ceremoninë për hyrjen në fuqi të MCC Compact.