April 16, 2021

Kurti bën homazhe: “Si fëmijë jemi rritur me Cimën”

Shpërndaje lajmin

“Si fëmijë jemi rritur me Cimën dhe vetëm kur u rritëm e morëm vesh se quhej Rasim Thaçi”, është shprehur Kurti.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë sot homazhe tek Teatri Kombëtar me rastin e ndarjes nga jeta të humoristit Rasim Thaçi.

Kurti ka thënë se Cima humorin e tij e shtonte kudo dhe tërë kohën e ndante me të tjerët, njofton Klan Kosova.

“Si fëmijë jemi rritur me Cimën dhe vetëm kur u rritëm e morëm vesh se quhej Rasim Thaçi”.

“Humorin e tij e shtonte kudo e tërë kohën duke e ndarë më të tjerët. Neve tani na duhet ta zvogëlojmë dhembjen duke e ndarë me njëri tjetrin”.

“Ai mund të ketë qenë ndonjëherë i palumtur, por ka qenë gjithmonë i gëzuar. Andaj për shkak të kësaj mënyre të jetesës së tij, vdekja e tij e parakohshme na ngjanë edhe e pabesueshme”.

“Sot vendosëm lule të freskëta për këtë lamtumirë të fundit, ku ne përkulemi me nderime dhe mall për Rasim Thaçin”.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *