December 8, 2021

Kurti deklaroi se do votonte pro Bashkimit Kombëtar, Latifi: Plagë e shkaktuar nga politika dhe fqinjët!

Shpërndaje lajmin

Profesori Blerim Latifi ka reaguar pas deklaratës së bujshme të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, se do të votonte pro bashkimit me Shqipërinë në një referendum paqësor dhe demokratik.

Latifi shkruan se ideja e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë ka vuajtur gjithmonë nga plagët e shkaktuara nga fqinjët tanë dhe vetë shqiptarët.

“Edhe sot vazhdon vazhdon e njëjta gjë: fqinjët e përdorin këtë ide për të penguar fuqizimin kombëtar të shqiptarëve në Ballkan, e ne si mjet propagandistik për t’ia rrëmbyer pushtetin njëri-tjetrit në mahallat tona politike. A ka shërim për këto dy plagë?”- shkruan Latifi në një post në Facebook.

Postimi i plotë i Blerim Latifit:

Ideja e Bashkimit Kombëtar të Shqiptarëve historikisht ka vuajtur nga dy plagë të mëdha.

Njëra është plaga e shkaktuar nga fqinjët tanë, që e demonizonin këtë ide, duke e paraqitur si shoviniste dhe kërcënim për paqën në Ballkan. Fatkeqësisht ne kurrë nuk kemi qenë në gjendje ta rrëzojmë këtë imazh.

Plagën tjetër ia kanë shkaktuar vetë shqiptarët, duke e përdorur idenë e Bashkimit Kombëtar për të mbledhur vota për pushtetet e tyre.

Edhe sot vazhdon vazhdon e njëjta gjë: fqinjët e përdorin këtë ide për të penguar fuqizimin kombëtar të shqiptarëve në Ballkan, e ne si mjet propagandistik për t’ia rrëmbyer pushtetin njëri-tjetrit në mahallat tona politike. A ka shërim për këto dy plagë?

Me elitat politike e kulturore që kemi, vështirë të thuhet po. / /

 

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *