Kurti dhe Vuçiç takohen nesër në Bruksel

Shpërndaje lajmin

Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të zhvillohet të hënën, më 21 nëntor.
Takimi do të zhvillohet në po të njëjtën ditë kur pritet të nisë zbatimi i fazës së dytë për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe.
Pavarësisht se ende nuk është bërë publike agjenda, takimi pritet të përqendrohet në uljen e tensioneve mes dy vendeve.
Më 18 nëntor zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Peter Stano deklaroi se ka ftuar kryeministrin Kurti dhe presidentin serb, Vuçiç në një takim për të gjetur zgjidhje për targat ilegale serbe, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *